Rama: LSI, mirë me të gjithë

17/05/2016 00:00

Gjatë shpërndarjes së certifikatave të pronësisë në zonën e Bradasheshit në Elbasan, kryeministri Edi Rama gjeti kohën të ‘thumbonte’ aleatin kryesor në qeverisje.

Në dialogun e zhvilluar me një përfitues të certifikatës së pronësisë për tokën, kryeministri tha se “LSI e ka mirë me të gjithë”.

Dialogu

Rama: Hajde! Hajde se më duket që qënke i LSI-së. Nga kush e do certifikatën.

Qytetari: Ku të dojë dëshira jote.

Kryeministri: Ku të dojë dëshira ime, se kështu e keni ju, me të gjithë e keni mirë. Hajde Ilirjan (Muho, kreu i Hipotekës), jepja.

Ilirjan Muho: Po ta jap certifikatën edhe pse nuk je me LSI-në.

Kryeministri: Atë mos e thuaj ti se ai (qytetari) nuk e mohoi.

Top Channel