“Pajisja e përgjimit”, ja marrëveshja e firmosur nga Nishani

17/05/2016 00:00

Në studion e Top Storyt mbrëmjen e së hënës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri Tahiri shpjegoi se pajisja për të cilën akuzohet Policia e Shtetit se po përgjon politikanë, diplomatë e gazetarë, është pjesë e trajnimit me italianët dhe e firmosur nga Bujar Nishani, kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Tahiri tha gjithashtu se pajisja në fjalë nuk ka mundësi teknike për të përgjuar, ndërkohë që Top Channel sjell marrëveshjen në fjalë, të nënshkruar më 19 qershor të 2007-s, e cila në fund mban firmën e Bujar Nishanit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel