Rama për TV5: Reforma në drejtësi, çelësi që hap bisedimet e anëtarësimit

14/05/2016 00:00

Në një intervistë për TV5 Monde me temë “Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE”, kryeministri Edi Rama foli për sfidat më të mëdha që ka vendi në këtë rrugë dhe shprehu bindjen se brenda një dekade këto sfida do të jenë tejkaluar.

Rama foli për reformën në drejtësi.

“Aktualisht është në Kuvend dhe shpresojmë që me miratimin e saj do të kemi mundësi ta prezantojmë më seriozisht kandidaturën tonë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në fund të këtij viti”, tha ai.

Kryeministri u pyet edhe për korrupsionin.

“Është një fenomen që ka shoqëruar të gjitha vendet e dala nga ana tjetër e murit gjatë zgjerimit të Europës. Po e luftojmë atë çdo ditë dhe mendoj e jam i sigurtë që në 10 vitet e ardhshme do të jemi të gatshëm të bëhemi anëtarë të denjë të BE-së”, deklaroi Rama.

Kreu i ekzekutivit komentoi edhe ekstremizmin, ku tha se Shqipëria nuk ndjehet më e kërcënuar se vendet e tjera që janë rreshtuar kundër terrorizmit.

Top Channel