“Integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund”, Rama nga Berlini: Na jepni pjesëmarrjen, që hap pas hapi të dëshmojmë potencialet tona Duket se seancat parlamentare tashmë janë kthyer në një shqetësim dhe për vetë deputetët. Mënyra se si drejtohet senca pelnare, moszbatimi i rregullores së Parlamentit, diskutimet jashtë rendit të ditës dhe gjuha e papërshtatshme që përdoret kanë detyruar deputetin socialist Eduard Shalsi që t’i drejtohet me një letër të hapur kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe gjithë krerëve të grupeve parlamentare.
Në letrën e tij, Shalsi shkruan se ndjen përbuzje me abuzimin dhe të folurit vend e pa vend të individëve të veçantë në foltoren e Parlamentit, por pa i specifikuar ata.
“Duke vërejtur me shumë keqardhje që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë fakti që ndërsa në rendin e ditës kemi projektligje të caktuara, në seanca parlamentare flitet për gjithçka tjetër përveçse projektligjeve në fjalë”, shkruan deputetit socialist.
Në fund të letrës, ai nuk e fsheh sensin kritik ndaj Metës, kur i kujton atij dhe gjithë krerëve të grupeve parlamentare se rregullorja e Kuvendit e ka të përcaktuar kohën për diskutime të lira, e cila është 60 minuta.
Madje, Shalsi shkon dhe më tej kur propozon që ky minutazh të rritet nëse është e nevojshme, në mënyrë që mos të shkelet rregullorja e procedures parlamentare.
Mund të duket shqetësim i një deputeti, por në ditët kur shkëndijat mes dy partive të koalicionit kanë qenë të forta, reagimi i Shalsit është më shumë një kritikë direkte ndaj kryetarit të Kuvendit, në mungesë këto ditë për shkak të vizitës në Amerikë.
Top Channel