FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mund të disbursojë kredinë më të madhe që ka dhënë ndonjëherë në historinë e saj për të financuar gazsjellësin Transadrtiatik. Lajmin e ka bërë publik, drejtori i departamentit të energjisë në Berzh Ricardo Puliti i cili gjatë një interviste për Rojters tha se kjo banka mund të akordojë 1.5 miliardë euro për TAP.
Sipas tij, paketa e kredisë së bashku me fondet që TAP ka siguruar nga bankat e tjera, e mbyllin plotësisht cështjen e financimit të këtij projekti.
Më parë, një tjetër Bankë zhvillimi, ajo Europiane e Investimeve ka njoftuar se do të financojë 2 miliardë euro në ndërtimin e TAP.
Punimet ndihmëse të gazsjellësit si rrugët apo dhe veprat e tjera mbështetëse kanë nisur që vitin e kaluar. Ndërsa puna për shtrirjen e tubacionit do të nis pas pak ditësh në datën 17 maj.
Gazsjellësi me gjatësi 870 kilometër është pjesë e korridorit energjetik të jugut. Ai nis si degëzim i gazsjellësit Transanatolian në kurifin turko grek dhe pasi kalon përmes shqipërisë përfundon në Itali.
TAP pritet të transportojë rreth 10 miliardë metër kub gaz në vit nga fushat e shah denizit nga azerbajxhan në jug të italisë. Ndërtimi i projektit pritet të ketë efekte pozitive në ekonomi, përmes investimeve direkte, hapjen e vendeve të punës dhe gazifikimin e vendit.
Top Channel