Tahiri reagon ndaj akuzave: Mediokriteti i PD nuk njeh kufij

11/05/2016 09:25

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike, pas aksionit antidrogë të policisë greke, që cilësonte si kryetar të organizatës një shtetas shqiptar, drejtor sipas saj në Sarandë.

“Sipas PD, vetë ne, Policia e Shtetit & DEA e SHBA & Policia Greke po hetojmë me sukses një grup kriminal të lidhur po me ne, me mua dhe drejtuesit e policisë. Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtet kaq naivë i konsiderojnë shqiptarët???”, është shprehur Tahiri.

Top Channel