Eduard Halimi braktis komisionin e reformës në drejtësi

11/05/2016 21:25

Deputeti Eduard Halimi do të largohet nga komisioni parlamentar për reformën në drejtësi për arsye personale.

Lajmi për këtë vendim të deputetit të opozitës konfirmohet nga burime në Partinë Demokratike, sipas të cilave Halimi ka probleme shëndetësore dhe duhet të kurohet jashtë shtetit.

Sipas burimeve, largimi i Halimit ka bërë që kryetari i PD, Lulzim Basha të zhvillojë një takim me deputetët demokratë të komisionit të reformës, në të cilin është vendosur që Oerd Bylykbashi të caktohet nënkryetar i komisionit dhe Jorida Tabaku zëvendësuese e tij. 

Top Channel