Nishani, vizitë shtetërore në Kroaci

09/05/2016 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur sot drejt Zagrebit për një vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Kreu i shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite shtetërore do të zhvillojë takime kokë më kokë me Presidenten kroate dhe më pas, do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve respektive zyrtare.

Gjithashtu, Presidenti Nishani do të pritet nesër nga kryeministri kroat, Tihomir Oreshkoviç si dhe nga kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Zheljko Reiner.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Nishani do të shoqërohet nga një numër i shumtë sipërmarrësish shqiptarë, drejtuesish e përfaqësuesish të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, për të përshëndetur së bashku me Presidente kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, Forumin e posaçëm Ekonomik Kroaci-Shqipëri.

Top Channel