Kreu i PD-së në Vlorë: Basha do të humbasë zgjedhjet e 2017-s

09/05/2016 00:00

Kryetari i Degës së PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj e ka cilësuar Partinë Demokratike si një “organizëm i çorganizuar”.

Meminaj ka kundërshtuar vendimin e PD për shkarkimin e 21 krerëve të degëve të saj në mbarë vendin, duke hedhur poshtë të gjitha nenet mbi të cilat mbështetet vendimi .

“PD ka vendosur që të humbasë zgjedhjet e 2017-s”, ka vijuar më tej Meminaj duke kritikuar të ashtuquajturat klane e interesa personale të krerëve të lartë të partisë.

Meminaj ka deklaruar se do të qëndrojë në krye të kësaj force politike në Vlorë dhe nuk parashikon të jap dorëheqjë, pasi e konsideron postin e tij si të votëbesuar nga anëtarësia dhe militantët e kësaj force politike në Vlorë.

Meminaj është shprehur se PD, zgjedhjet e 2017 i ka të humbura pasi sipas tij janë lëvizje të gabuara, ose marrveshje që kryetari Basha mund të ketë bërë, për ta lënë në opozitë.

Vlora nuk është e vetmja e prekur nga lëvizjet brenda strukturave përkatëse të PD, të cilësuara të pajustifikueshme nga Meminaj. Gjatë këtyre ditëve, disa nga të pakënaqurit janë takuar veç e veç me kryetarin Basha.

Por jo vetëm me të. Eduard Selami ka kontaktuar gjatë këtyre ditëve me disa prej kryetarëve të degëve që shkojnë në zgjedhje dhe në mbledhjen e grupit parlamentar ngriti të njëjtat çështje si kryetari i degës së Vlorës për kohën e gabuar dhe mungesën e kritereve për riorganizim.

Top Channel