Inflacioni, 0.3 për qind; shkak ulja e vazhdueshme e çmimeve

09/05/2016 20:00

Inflacioni qëndroi në nivele minimale për të tretin muaj me radhë duke shënuar një situatë të paprecedentë në ekonomi.

Insituti i Statistikave raportoi se në prill, inflacioni vjetor rezultoi vetëm 0.3 për qind, në të njëtin nivel që ishte edhe në mars. Të dhënat e detajuara konfirmojnë se shkaku kryesor i inflacionit të ulët mbetet rënia e çmimit të naftës.

Por ulje çmimesh ka patur edhe në grupet e tjera si veshjet edhe shëndetesia. Ndërsa dy zëra ku çmimet kanë vazhduar të rriten janë ushqimet dhe arsimi.

Rënia e inflacionit në këto nivele ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, e cila ka nisur një seri tjetër valë uljesh të normës bazë të interesit, duke e zbritur atë në 1.25 për qind.

Top Channel