Gjosha: Të nxitojmë me reformat

09/05/2016 00:00

Në Ditën e Europës, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u shpreh se procesi i anëtarësimit është një proces i vështirë, por gjithë kjo përpjekje ja vlen.

Ajo kërkoi përshpejtim të reformave për të mos shtuar kostot në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Nëse ne vonojmë reformat i shtojmë kostot vendit tonë, familjeve tona. Nëse ne nuk nxitojmë ne do të humbim avionin tonë për ne BE. I bëj thirrje politikës shqiptare të votojë reformën në drejtësi. Kjo varet e gjitha nga ne. Shqipëria e meriton finalizimin e shpejtë të udhëtimit të saj, sot jemi në EU -Transit, nesër duhet të jemi në Bashkimin Europian”, tha Gjosha në aktivitetin e organizuar në Sheshin Nënë Tereza me rastin e Ditës së Europës.

Ministrja shtoi se askush nuk dhuron biletën e anëtarësimit në BE, që e sheh si një proces që vendi ynë duhet ta kapë vetë përmes reformave dhe arritjes së standardeve të kërkuara nga Brukseli.

Top Channel