Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

09/05/2016 00:00

Edhe ish-kryeministri Berisha e ka përshëndetur heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

“Sot, në Ditën e Europës, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve. Gjykata Kushtetuese i dha goditjen e merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivëlla Kokëdhima”, ka deklaruar Berisha në një prononcim për mediat.

Në vlerësimin e tij, “kjo përbën një arritje të vërtetë të dekusarizimit të shtetit dhe Parlamentit shqiptar”.

“Kur mendon se dje dy vogëlushë po shkonin të takonin babain e tyre, në qeli për një shtesë ndërtimi, ndërkohë që kryekusari ndërton saraje buzë ujit në Qeparo duke shkelur dhjetë ligje, nuk mund të mos ndihesh i lënduar deri në palcë”, ka komentuar më tej Berisha.

“Dënoj me përçmim të madh këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, normë e moral përveç pasurimit”, ka shtuar ish-kryeministri.

Top Channel