Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen. Kos: Frytdhënëse letra e tij Duke u treguar i kujdesshëm që të flasë në emër të LSI-së dhe jo në emrin e tij personal, Ilir Meta u shpreh se për ta, reforma në drejtesi tashmë ka përfunduar.
“Nga dita e djeshme, reforma në drejtësi ka përfunduar. Themi se ka përfunduar, pasi kjo ka qenë ajo që ne kemi pritur. Kemi pritur fjalën përfundimtare të Komisionit të Venecias, që u dha përpara dy muajsh dhe kemi pritur fjalën përfundimtare të ekspertëve të EURALIUS-it dhe të OPDAT-it për disa çështje, që nuk ishin shteruar në mënyrë të plotë nga Komisioni i Venecias, apo që përbënin diferenca midis palëve. Kështu që nga dita e djeshme, me dorëzimin e opinioneve përfundimtare edhe të ekspertëve të EURALIUS-it dhe të OPDAT-it, besoj se gjithçka ka përfunduar dhe grupi parlamentar i LSI-së është bërë gati për ta votuar këtë variant dhe këtë reformë nga dje, jo nga sot, aq më tepër nga e hëna”, deklaroi Meta.
Po ashtu, Meta ishte i qartë edhe lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke deklaruar se krysore është miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe se çdo çështje tjetër, sipas tij, është e diskutueshme dhe duhet parë në këtë kuadër.
Top Channel