Situata ekonomike e vendit përplasi në Parlament opozitën me qeverinë. Deputetja Jorida Tabaku tha se vendi po shkon çdo ditë drejt varfërimit.
“Pothuajse gjysma e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, borxhi publik është rritur dhe shpenzimet për shërbime dhe infrastrukturë bien gjithnjë e më shumë. Investimet bie ndërkohë që taksat rriten në mënyrë progresive, sa më i varfër, aq më shumë taksa. Në 3 vjet 450 milionë dollarë dhe çdo ngritje është trumpetuar si një arritje shumë e madhe. Rezultati është shumë i qartë, shqiptarë që varfërohen, investime të huaja 5.7 përqind më të ulta se 2013, biznese që mbyllen”, tha Tabaku.
Por Kryeminsitri Rama tha se opozita po baltos gjithçka, ndërkohë që nuk ka asnjë alternativë. Ai u shpreh se programi ekonomik i Partisë Demokratike do varfërojë shqiptarë dhe rrisë borxhin publik.
“Ju doni ta çoni borxhin publik 91 përqind në 3 vjet dhe pretendoni ta rrisni ekonominë as më shumë dhe as më pak, por 19 përqind. Tipike e asaj që bëtë kur ishit në qeveri, tipike e asaj që bëtë kur drejtuar bashkinë e tiranës, tipike e hendekut kolosal mes jush dhe realitetit”, u shpreh Rama.
Top Channel