Viti elektoral pa taksa, Ahmetaj: Për 2017, vetëm procedura

29/04/2016 18:05

Viti 2017 nuk ka ardhur, por atmosfera e tij elektorale ka filluar të ndihet në vendimmarrjen e qeverisë. Shtatë muaj para përfundimit të vitit aktual, ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se paketa fiskale për vitin e ardhshëm 2017 nuk do të ketë rritje taksash.

“Kryeministri dhe qeveria kanë vendour të mos ndryshojnë taksat dhe dua t’i transmetoj sipërmarrjes garancinë se sistemi tatimor do të vijë gjithnjë duke u përmirësuar me procedura, duke u thjeshtësuar në favor edhe të përmirësimit të klimës së biznesit”, deklaroi Ahmetaj.

Në përpjekje për të rregulluar raportet me sipërmarrjen private, kreu i Financave i bëri thirrje biznesit që të paraqesë propozimet mbi procedurat që kërkojnë të lehtësohen.

“Unë, me një letër drejtuar të gjitha shoqatave të biznesit apo dhomave të tregtisë vendase e të huaja, kam ftuar sipërmarrjet që deri në 20 qershor të na sugjerojnë se cilat, çfarë dhe si të thjeshtojmë procedurat fiskale”, tha Ahmetaj.

Top Channel