Sarandë, tre në pranga për prerje të paligjshme pyjesh

22/04/2016 19:55

Policia e Sarandës, pas operacioneve të mbledhura në rrugë operative ka ekzekutuar pasditen e sotme operacionin e koduar “Roja e Gjelbër”, përmes të cilit ka vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për prerje të paligjshme të pyjeve.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Avni Dula, Sadik Bashaj dhe Misto Apostoli, të moshave 49, 31 dhe 52 vjeç dhe banues në Sarandë e rrethina.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona prisnin drutë e pyjeve të maleve të Skërficës, të cilët më pas transportoheshin me një furgon me targë “AA 951 FM”, pronë e shtetasit Dula.

Në cilësinë e provës materiale, agjentët kanë sekuestruar mjetin në fjalë, dy motosharra dhe 4 metër kub dru të prerë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA