‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Një tragjedi dhe diçka shokuese është konsideruar fakti, që një avokat britanik i cili punonte në gjykatat e larta të vendit, është kapur nga policia duke shpërndarë drogë të klasit të parë të një grupi trafikantësh shqiptarë.
Omar Khan, 31-vjeçar, i cili punonte si “barrister” (avokat i Gjykatës së Lartë) në studion e njohur të avokatisë “The Johnson Partnership”, e që pritej të hapte firmën e tij private të avokatisë në veri të Anglisë, është kapur nga policë civilë duke shpërndarë drogën e grupit shqiptar, që operonte në qytetin e Nottinghamit.
Një sasi prej 1.3 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë është kapur në shtëpinë e avokatit, i cili bashkëpunonte ngushtë me trafikantët shqiptarë. Ndërkohë, grupi shqiptar operonte një linjë telefonike për shpëndarjen e kokainës, e cila pasi ishte kontaktuar nga dedektivët britanikë, i vunë dedektivët e hequr si klientë në kontakt me mikun e njërit prej shqiptarëve, pikërisht avokatin Khan, të cilët e arrestuan avokatin në flagrancë duke u shpërndarë policëve kokainë.
Në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Nottinghamit u tha se, shqiptarët dhe avokati britanik ishin përfshirë në një konspiracion të madh për furnizimin e drogës.
Omar Khan, avokat që punon në gjykatat e larta të vendit, u dënua me 40 muaj burg, ndërsa shqiptarët me nga 4 vite dhe 7 vite e gjysmë.
Duke shqiptuar dënimin, gjykatësi Michael Stoke tha se, “Policia kishte bërë një punë të mrekullueshme në këtë rast, duke mbikëqyrur dhe pritur rifurnizimin e dytë me drogë dhe, pas bastisjes, polica gjeti 1.3 kilogramë kokainë me një pastërti prej 88 për qind.
Gjykatësi i tha avokatit Khan, i cili kishte humbur punën dhe karrierën e tij në drejtësi, se rasti i tij ishte një tragjedi e vërtetë.
Grupet shqiptare të drogës në Britani janë përgjithësisht mjaft të sofistikuar në aktivitetet e tyre kriminale, por përfshirja e një avokati anglez në shpërndarjen e drogës së tyre krijon një precedent të ri.
Top Channel