Tiranë, shkrumbohet nga zjarri makina; trafiku vonon zjarrfikësit

18/04/2016 14:05

Një automjet u shkrumbua totalisht nga zjarri paraditen e kësaj të hëne në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Dibrës, pranë zonës së njohur si “Medreseja”, ku automjeti tip “Mercedes-Benz” me targë “TR 9603 R”, u përshi nga flakët teksa ishte i parkuar në një rrugicë.

Për momentin mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit, që rrezikoi edhe një magazinë me rroba që gjendej aty pranë.

Nga ana tjetër, banorët e zonës ankohen për vonesën e zjarrfikësve të cilët sipas tyre u justifikuan me trafikun e rënduar në kryeqytet.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel