Tiranë, shpërthim tritoli në “Komunën e Parisit”. Vetëm dëme materiale

17/04/2016 00:00

Tirana është tronditur nga një tjetër shpërthim tritoli në orët e para të së dielës. Rreth orës 1:20, në zonën e “Komunës së Parisit” pranë një mobilerie, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm eksplozivi, i vendosur poshtë një makine.

Si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e një automjeti, tip “Ford Focus”, me targa AA 234 HN, në pronësi të bashkëshortes së pronarit të mobilerisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke bllokuar zonën, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel