Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Histori të dështuara rozë që përfundojnë me djegie automjetesh në shenjë hakmarrjeje, po kthehen në një fenomen. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në unazën e re në Tiranë, dy automjete janë djegur plotësisht, ndërsa dy të tjerë pjesërisht, pas prishjes së një fejese.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka identifikuatr se autor i zjarrvënies është shtetasi Oltion Murtaj, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i këtij veprimi ka qënë një konflikt i autorit me ish-të fejuarën e tij.
Policia konfrimoi se dy mjetet e djegura plotësisht, një Nissan dhe një Opel, ishin në pronësi të ish-kunatës së autorit dhe burrit të saj. Ndërsa dy mjetet e tjera janë djegur për shkak të përhapjes së flakëve.
Në harkun kohor të 10 ditëve ky është rasti i dytë i zjarrvënieve të automjeteve për shkak të historive rozë. Më herët policia arrestoi Desara Mançellari, e cila dogji katër automjete të familjes së ish të dashurit të saj.
Top Channel