Fejesa e dështuar, i riu djeg katër makina

16/04/2016 10:20

Histori të dështuara rozë që përfundojnë me djegie automjetesh në shenjë hakmarrjeje, po kthehen në një fenomen. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në unazën e re në Tiranë, dy automjete janë djegur plotësisht, ndërsa dy të tjerë pjesërisht, pas prishjes së një fejese.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka identifikuatr se autor i zjarrvënies është shtetasi Oltion Murtaj, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i këtij veprimi ka qënë një konflikt i autorit me ish-të fejuarën e tij.

Policia konfrimoi se dy mjetet e djegura plotësisht, një Nissan dhe një Opel, ishin në pronësi të ish-kunatës së autorit dhe burrit të saj. Ndërsa dy mjetet e tjera janë djegur për shkak të përhapjes së flakëve.

Në harkun kohor të 10 ditëve ky është rasti i dytë i zjarrvënieve të automjeteve për shkak të historive rozë. Më herët policia arrestoi Desara Mançellari, e cila dogji katër automjete të familjes së ish të dashurit të saj.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA