“Kurum” shpëton nga falimenti

15/04/2016 00:00

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi administrimin e kontrolluar deri në riorganizim për kompaninë “Kurum” që operon në disa sektorë të rëndësishëm në vendin tonë, që nga metalurgjia e deri tek energjetika.

Përfundimisht mbikëqyrëse e do të jetë adminstratorja publike Lindita Kikino, e cila do të drejtojë kompaninë deri në riorganzimin total.

“Autorizimin e debitorit, të administrojë dhe disponojë pasuritë e masës së falimentit nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e administratores së parlamentit. Emërimi në statusin e mbikëqyrësit të Lindita Kikinos, ngarkohet debitori në hartimin e planit të riorganizimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi gjykatës shpëton “Kurum” nga falimentimi total dhe kjo në fakt ishte dhe kërkesa e kompanisë. Riorganizimi konsiston në  rinegocimin e huave me kreditorët. Sa do të zgjasë ristrukturimi i kredive nuk dihet, por janë rreth 135 milionë euro detyrime që “Kurum” ka ndaj disa institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave shqiptare.

Gjatë kësaj kohe çdo procedure përmbarimore pezullohet, ndërkohë që puna do të vazhdojë. normalisht. 

Top Channel