Gjykim i shkurtuar për Haxhi Giun

15/04/2016 16:30

Pas dy seancave të shtyra, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të aplikojë gjykimin e shkurtuar për ish-prokurorin e Krujës, Haxhi Giu.

Ai ndodhet nën akuzë për korrupsion së bashku me shtetasin Aleks Shpori, pasi ka kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh për të lehtësuar gjendjen e vëllait të Shporit.

Në seancat e mëparshme Giu kërkoi të lirohej me argumentin se kishte probleme shëndetësore, e përballë kësaj kërkese gjykata caktoi një grup ekspertësh. Në seancën e kësaj të premteje e që ishte e treta, ish-prokurori kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit të tij, duke shmangur në këtë mënyrë gjykimin e zakonshëm.

Ish-prokurori kishte premtuar të ndryshonte akuzën për një të arrestuar për çështje droge në shkëmbim të një shume lekësh, një pjesë e të cilave ishin lënë si garanci në një “exchange”.

Top Channel