Shkodër, arrestohet një tjetër pjesëtar i grupit të minave me telekomandë

13/04/2016 08:40

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin “Porosia”, duke arrestuar këtë herë shtetasin Nadir Shiroku, 45 vjeç, nga fshati Juban i Shkodrës, i dënuar më parë (në vitin 1996) me 18 vite burg për vjedhje me armë dhe në vitin 2013 me 8 muaj burg.

Ky shtetas rezulton të jetë personi që përgatiste e montonte minat me telekomandim, që u kapën më 26 mars në një operacion ku në pranga ranë edhe tre persona si dhe një sasi mjetesh shpërthyese si dhe një snajper.

Pas marrjes në pyetje të të arrestuarve të parë dhe hetimit, u vërtetua se minat nuk vinin nga Mali i Zi, siç dyshohej, por përgatiteshin në Shkodër.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit Nadir Shiroku, u gjetën gjithë pajisjet e laboratorit artizanal të cilat, sipas policisë, kanë shërbyer për përgatitjen e minave.

Top Channel