Korçë, sherr për motive të dobëta; dy të plagosur
13/04/2016 19:15
Një sherr për motive të dobëta është verifikuar pasditen e sotme mes dy grupe njerëzish në një lagje të Korçës.
Sipas të dhënave të fundit, nga përplasja fizike kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për mjekime në spital.
Ndërkohë, uniformat blu që kanë mbërritur në vendngjarje kanë nisur mbledhjen e dëshmive dhe veprimet e para hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel