Elbasan, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike; arrestohen 3 persona

13/04/2016 09:25

Policia e Elbasanit arrestoi tre persona në operacionin e koduar me emrin “Premtimi”, ku janë kapur armë dhe lëndë narkotike.

Ndalimi është bërë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative e për pasojë u arrestuan në flagrancë shtetasit Marsel Cani, 28 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, i dënuar  më parë me dy vjet burg për “vjedhje”, Elton Ago, 29 vjeç,  banues në të njëjtin fshat dhe Leo Deliu, 33 vjeç, banues në fshatin Tërbaç të Elbasanit, i dyshuar për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Ata kishin tre armë zjarri automatike, 130 fishekë, një pistoletë dhe 250 gramë kanabis.

Top Channel