Shkodër, armë luftarake në banesë, pranga 51-vjeçarit

12/04/2016 11:55

Në kuadër të masave për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e krimeve, blutë e qytetit të Shkodrës kanë vënë në orët e fundit në pranga një 51-vjeçar për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, personi i arrestuar është shtetasi Dede Marnaçaj, në banesën e të cilit, në fshatin Rranza, janë gjetur dhe sekuestruar 500 fishekë luftarakë të modeleve të ndryshme, 3 granata mbrojtëse dhe 18 ndezës granatash.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për procedimin e 51-vjeçarit Marnaçaj, nën akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Top Channel