Rinas, kufitarët prangosin të kërkuarin për trafik droge

12/04/2016 08:40

Policia kufitare ka ndaluar në orët e fundit një shtetas të shpallur në kërkim për trafik narkotikësh.

Sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Shtetit, arrestimi i shtetasit Sulejman Vogli, 23 vjeç nga Kavaja, është bërë nga agjentët e aeroportit të Rinasit.

Sipas njoftimit, në ngarkim të tij ishte lëshuar një urdhërarrest nga Prokuroria e Elbasanit, e cila e ka dënuar në mungesë me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Pas veprimeve të para proceduriale, i arrestuari i është dorëzuar uniformave blu të Elbasanit, shtojnë më tej burimet.

Top Channel