Kolonjë, plagosen teksa kullosin bagëtinë 2 vëllezër

09/04/2016 17:55

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri këtë të shtunë në Kolonjë, teksa kullosnin bagëtinë.

Autoritetet lokale njoftojnë se, ngjarja ka në malin e Leshnjes, ku dy vëllezërit janë plagosur nga një person i maskuar.

Sipas policisë, të plagosurit janë identifikuar si shtetasit me inicialet D.D dhe A.D, 31 dhe 34 vjeç.

Burimet shtojnë se agjentët e komisariatit përkatës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel