FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë taksa nga kompanitë offshore. Përfundimi vjen nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Raporti shqyrton të dhënat e vitit 2015 dhe arrin në përfundimin se aktualisht mbi 30 për qind e investimeve të huaja në vendet e varfëra hyjnë përmes parajsave fiskale.
Sipas ekspertëve të OKB, arsyeja kryesore se pse kompanitë zgjedhin këtë rrugë është ajo e shmangies së taksave.
“Mesatarisht, ndër ekonomitë në zhvillim, për çdo 10 për qind investime të huaja që hyjnë përmes parajsave fiskale, fitimi i taksueshëm ulet me 1 pçr qind”, thotë raporti.
Por si kryhet evazioni?
Sipas raportit, skema realizohet duke transferuar fitimet nga vendi në zhvillim, ku ato gjenerohen, tek parajsat fiskale. Kompania X ka kryer një investim në një vend të varfër, nga i cili gjeneron 100 lekë fitime.
Normalisht këto fitime duhet të taksohen në vendin e varfër. Por për t’i shpëtuar taksimit, kompania faturon 60 lekë shpenzime artificiale nga dega e saj në offshore, ku taksa është zero.
Shpenzimi mund të jetë konsulencë, ose ndonjë shërbim tjetër dhe për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale, ai është i pamundur të verifikohet.
Rrjedhimisht fitimi i taksueshëm i kompanisë në vendin e varfër u ul nga 100 lekë që ishte në 40 lekë, pasi 60 lekë u transferuan tek vendi offshore ku nuk taksohen.
Në Shqipëri, një pjesë e madhe e konsiderueshme e investimeve të huaja, si në energjitikë por edhe në fusha të tjera kanë ardhur përmes parajsave fiskale.
Rasti më i fundit ishte ai i konçesionarit të markimit, por edhe i disa kompanive të naftës dhe një nga arsyet dyshohet të jetë piërisht shmangia e taksave.
Top Channel