Vlorë, nisin hetimet për vdekjen e tifozit, pezullohet polici

08/04/2016 00:00

Një efektiv policie u pezullua nga detyra pasi dyshohet të jetë përgjegjës për rënien nga shkallët të tifozit Mikel Selmanaj gjatë mbrëmjes së të mërkurës në ndeshjen Flamurtari-Kukësi.

Selmanaj u rrëzua nga shkallët dhe përplasi kokën duke humbur më pas edhe jetën. Disa dëshmitarë i thanë policisë se ai u shty.

Për këtë dëshmi, është pezulluar edhe polici që ruante në pjesën ku ndodhi edhe aksidenti. Ai do ti nënshtrohet hetimeve të nisura nga Prokuroria e Vlorës.

Top Channel