‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Dy automjete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në njërën prej të cilave ndodhej ministri Ditmir Bushati, janë përfshirë në një aksident i cili ka kaluar vetëm me dëme materiale.
Sipas të dhënave të para të policisë, aksidenti ndodhi pasditen e së premtës, rreth orës 18:30, në dalje të autostradës Kalimash-Rrëshen, saktësisht në vendin e quajtur Ura e Fanit.
Ministri Bushati dhe të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në të dy mjetet nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet administrative nga Seksioni i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Mirditë për t’u trajtuar nga kompanitë e sigurimit për dëmin e shkaktuar.
Top Channel