‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Një autobus urban është aksidentuar rreth mesditës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tajvani”, ku urbani i Unazës së re ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një pemë të trotuarit.
Fotot dhe videot e mbërritura në redaksinë e Top Channel në rubrikën “Ti Raporton” tregojnë edhe pasagjerët që dalin të frikësuar nga autobusi. Mësohet se një grua është aksidentuar por është transportuar menjëherë në spital.
Dëshmitari i ngjarjes rrëfen në rubrikë se shoferi i urbanit ka qënë i dehur, dhe ka nxjerrë pretendimin se nuk i mbajtën frenat. Megjithatë policia pritet të japë sqarime të mëtejshme.
Top Channel