Vlorë, humb jetën tifozi. 40-vjeçari ra nga shkallët e stadiumit

06/04/2016 22:30

Pas ndeshjes Flamurtari-Kukësi që u luajt në qytetin e Vlorës, një tifoz ka humbur jetën. Sipas policisë, 40-vjeçari Mikel Selmani nga Orikumi ka qenë duke dalë nga stadiumi, pikërisht nga tribuna qendrore.

Ai ka qenë duke zbritur shkallët, ndërsa ka rënë me kokë. Kanë qenë më shumë se 20 shkallë ku 40-vjeçari ka rënë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, por nga plagët e mara në kokë nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe po merr në pyetje punonjësit e policisë të cilët ishin në shërbim në momentin që tifozi ra nga shkallët.

Po ashtu, janë pyetur edhe tifozë të tjerë që kanë parë skenën, pasi dyshohet se mund të jetë shtyrë. Gjithashtu janë marrë dhe filmimet nga kamerat e vendosura në stadium për te vërtetuar shkakun e vdekjes së 40-vjeçarit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel