Vlorë, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit; vdes 29-vjeçari

06/04/2016 09:00

Një shtetas 29-vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjtë”, në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për Arian Diamantin, i cili, sipas policisë, dyshohet se është hedhur për shkak të depresionit.

Sipas familjarëve, 29-vjeçari kishte probleme dhe vuante nga depresioni, pasi ishte kuruar disa herë në Greqi për këtë problem.

Top Channel