Helikopteri ushtarak bie në Liqenin e Shkodrës, humbin jetën 2 pilotë

06/04/2016 00:00

Dy pilotë të Forcave të Armatosura humbën jetën dhe një ushtar profesionist mbeti i plagosur, pasi helikopteri me të cilin ata po kryenin një fluturim stërvitor ra në zonën e Malësisë së Madhe mesditën e kësaj të mërkure.

Kapiten Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, të cilët humbën jetën, shoqëroheshin nga ushtari Gerald Baramuça, që mbeti i plagosur.

Ata ishin ngritur në fluturim në orën 12 e 10 nga regjimenti i Farkës për t’iu drejtuar veriut të vendit. Më pas në orën 13 e 45 ata komunikuan për herë të fundit me qëndrën e raportimit në Rinas, ndërsa rreth 30 minuta më vonë u mësua nga banorët e zonës së Malësisë së Madhe rrëzimi i helikopterrit tip “EC 145”, me numër bordi 637.

Në një dalje për mediat, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral major Jeronim Bazo tha se është ende herët për të folur mbi shkaqet e aksidentit tragjik. Bazo tha se helikopterri ka përshkuar trajektoren e planifikuar në bazë të internerarit stërvitor.

“Të dy pilotët janë me një përvojë të lavdërueshme, të trajnuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit. Është ende herët, pritet të mblidhen të dhënat e duhura dhe të ruhet maturia e domosdoshme që kërkohet në këto raste, si në çdo ngjarje të tillë që ndodh në botë”, deklaroi Bazo.

Helikopterri “EC 145” kishte vetëm 6 muaj që ishte marrë në përdorim nga Forcat e Armatosura dhe ai ishte brenda garancisë së dhenë nga kompania ku ishte blerë. Ndërkohë, ushtari i plagosur Gerald Baramuça ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA