Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Dy pilotë të Forcave të Armatosura humbën jetën dhe një ushtar profesionist mbeti i plagosur, pasi helikopteri me të cilin ata po kryenin një fluturim stërvitor ra në zonën e Malësisë së Madhe mesditën e kësaj të mërkure.
Kapiten Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, të cilët humbën jetën, shoqëroheshin nga ushtari Gerald Baramuça, që mbeti i plagosur.
Ata ishin ngritur në fluturim në orën 12 e 10 nga regjimenti i Farkës për t’iu drejtuar veriut të vendit. Më pas në orën 13 e 45 ata komunikuan për herë të fundit me qëndrën e raportimit në Rinas, ndërsa rreth 30 minuta më vonë u mësua nga banorët e zonës së Malësisë së Madhe rrëzimi i helikopterrit tip “EC 145”, me numër bordi 637.
Në një dalje për mediat, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral major Jeronim Bazo tha se është ende herët për të folur mbi shkaqet e aksidentit tragjik. Bazo tha se helikopterri ka përshkuar trajektoren e planifikuar në bazë të internerarit stërvitor.
“Të dy pilotët janë me një përvojë të lavdërueshme, të trajnuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit. Është ende herët, pritet të mblidhen të dhënat e duhura dhe të ruhet maturia e domosdoshme që kërkohet në këto raste, si në çdo ngjarje të tillë që ndodh në botë”, deklaroi Bazo.
Helikopterri “EC 145” kishte vetëm 6 muaj që ishte marrë në përdorim nga Forcat e Armatosura dhe ai ishte brenda garancisë së dhenë nga kompania ku ishte blerë. Ndërkohë, ushtari i plagosur Gerald Baramuça ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel