Pretenca, 1 vit burg për ish-kreun e INUK Zyhdi Dajti

04/04/2016 13:10

Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-kreut të INUK-ut, Zyhdi Dajti, për akzuën e “shpërdorimit të detyrës” dhe dënimin e tij me një vit burg.

Sipas prokurorisë, Dajti, në cilësinë e kreut të Inspektoriatit Ndërtimor, ka prishur në korrik të vitit 2014 një objekt dykatësh, pjesë e një kompleksi turistik në zonën e Golemit, i cili kishte dokumentacion të rregullt.

Avoakti i Dajtit e cilësoi kërkesën e prokurorisë si të pabazuar. Më herët, Dajti e ka mohuar akuzën, duke deklaruar se, ka qenë gjithmonë në rregull dhe se është habitur kur ajo është ngritur ndaj tij.

Top Channel