Aksioni kundër paligjshmërisë, 23 të arrestuar për vjedhje të energjisë

04/04/2016 09:15

Policia e Shtetit ka vijuar gjatë fundjavës punën për të goditur paligjshmërinë, përmes një seri kontrollesh të kryera në rrethe të ndryshme të vendit.

Kështu, përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se, në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta polici-OSHEE.

“Gjithësej u evidentuan 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë”, thuhet në komunikatë.

Mes të tjerash në njoftimin për shtyp saktësohet se, gjatë javës së kaluar janë evidentuar gjithashtu 25 raste të ndërtimeve pa leje, për të cilat ka pasur 3 të arrestuar dhe 20 të ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë zbuluar 10 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, me person 1 të arrestuar.

Top Channel