Vritet në Siri Almir Daci, ish-imami i Leshnicës

03/04/2016 21:25

Ish-imami i Xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci dyshohet te jetë vrarë gjatë luftimeve në Siri përkrah militantëve të ISIS.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ndaj tij kishte nisur edhe një gjykim në mungesë për rekrutim të personave për akte terroriste.

Lajmi konfirmohet nga vetë familjarët e Almir Dacit, të cilët kanë hapur dyert e mortit për djalin e tyre, i cili njihej edhe me emrin Ebu Belkisa. Daci u largua në drejtim të Sirisë rreth 3 vjet më parë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, ndërsa me vete ka marrë edhe bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij, fati i të cilëve nuk dihet.

Almir Daci shfaqej edhe në përgjigjet e Prokurorisë, në biseda me Bujar Hysën, një nga të pandehurit që po gjykohet nga krimet e rënda, pjese e grupit të njohur si imamët e vetëshpallur.

Top Channel