Policia parandalon një vrasje në Tiranë, ndalohen 3 persona

03/04/2016 00:00

Forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet rrugore të policisë kanë arritur të parandalojnë përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ndërhyrja në kohë ka bërë të neutralizohet një nga personat e përfshirë në konflik, i cili ishte i armatosur.

Sipas policisë, konflikti ka nisur rreth orës 18:30 në rrugën “Siri Kodra” midis disa personave, ku njëri prej tyre ka qenë i armatosur. Fillimisht, mësohet se ka ndërhyrë punonjësi i qarkullimit rrugor duke kërkuar edhe ndihmë nga forcat e posaçme “Shqiponja”.

Shtetasi Azumir Tuçi, 24 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë, pasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zaztava”. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe dy vëllezërit F.P dhe E.P, të përfshirë në këtë konflikt.

Nga hetimet paraprake mendohet se arsyeje e konfliktit është një shumë monetare.

Top Channel