Kalojnë kufirin me 6.5 kg flori të fshehur, në hetim tre rumunët

02/04/2016 10:10

Tre shtetas rumunë do të hetohen nga policia shqiptare për mosdeklarim të sendeve me vlerë.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bën të ditur se rumunët ishin duke hyrë në territorin shqiptar në Kakavijë, ku i është gjetur e fshehur një sasi prej afërsisht 6.5 kg bizhu floriri.

Të tre shtetasit rumunë, ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip Volksvagen. Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, tek kroskoti në pjesën e brendshme të “Airbag” u gjetë të fshehura bizhuteri dhe zinxhirë, të dyshuar si flori.

Top Channel