Durrës, plagosin njëri-tjetrin me armë të ftohta; arrestohen dy persona

01/04/2016 12:00

Dy personat që u plagosën mbrëmjen e kaluar gjatë një konflikti banal në Durrës janë arrestuar nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Një sherr banal mes një berberi dhe një klienti ka përfunduar me përdorimin e mjeteve të ftohta dhe dërgimin e të dyve me plagë në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar. 22-vjeçari Enedo Zero ka goditur me thikë në ambientet e punës shtetasin Enver Çerçizi, 33 vjeç, me profesion berber.

Në zënie e sipër edhe Çerçizi e ka goditur me gërshërët e punës 22-vjeçarin dhe për pasojë të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit, ku dhe janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë.

Top Channel