Devoll, zjarr në pyjet me pisha; banorët: Zjarrvënie të qëllimshme

01/04/2016 18:05

Tre vatra zjarri janë shfaqur në pyjet me pisha në Devoll mesditën e sotme. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe po përdoret për të fshehur prerjet e shumta dhe shkatërrimin e pyjeve në fshatin Verdovë.

Punonjësit e Drejtorisë së Pyjeve kanë ndërhyrë për të izoluar flakët, duke ndërtuar breza dheu, pasi terreni e bën të pamundur fikjen e zjarrit me mënyra të tjera.

Personat që i kanë vënë zjarrin pyllit në zonën fare pranë kufirit grek janë ende të paidentifikuar, ndërsa mësohet se i gjithë mali i Verdovës thuajse është shpyllëzuar në 6 vitet e fundit për shkak të prerjeve pa kriter.

Top Channel