Eksplorimi në Mars bën një hap gjigant, NASA gjen komponime që mund të ketë shenja jete në planetin “e kuq”
Pele ka bërë padi ndaj Samsung dhe kërkon 30 milionë dollarë dëmshpërblim, për shkak se është përdorur imazhi i tij në disa reklama. Çështja ligjore ka nisur në gjykatën e Çikagos.
Pele, një nga lojtarët që ka bërë historinë e futbollit, pretendon se imazhi i tij është përdorur në mënyrë të papërshtatshme. Financial Times thotë se reklama nuk identifikon drejt për drejte Pele, por tregon fotografinë e një personi të moshuar “që i ngjan shumë”.
“Reklama e Samsung ngatërron konsumatorët dhe dëmton vlerat e të drejtat e Pele, që tashmë ka marrëveshje me shoqëri të tjera, si Volkswagen, Procter & Gamble dhe Emirates”, thuhet në akuzë.
“Objektivi është të marrë shpërblimin e duhur për përdorimin e autorizuar të identitetit të Pele, dhe për të parandaluar përdorimin e paautorizuar në të ardhmen”, vijon më pas kërkesa.
Top Channel