INSTAT: Rritje të prodhimit vendas të energjisë në 2015

23/03/2016 13:50

2015 duket se ka qënë i mbarë për situatën e prodhimit të energjisë në vend. Instituti i Statistikave publikoi bilancin e energjisë elektrike për vitin që shkoi, ku prodhimi vendas rezulton me një rritje prej 24,1 përqind krahasuar me 2014.

Kjo i dedikohet situatës së mirë hidrike në kaskadën e Drinit, që ka çuar në rritjen e eksporteve dhe uljen e importeve .

Kështu importi bruto i energjisë elektrike ra 29,8 për qind, kurse eksportet u rritën me mbi 2 herë.

Sipas INSTAT-it, 3/4 e energjisë prodhohet nga hidrocentralet vendase dhe 1/4 nga subjektet private.

Vitin që shkoi, konsumi i energjisë elektrike nga familjarët u rrit me 0,8 për qind dhe për jofamiljarët u rrit me 1,5 për qind, krahasuar me vitin 2014.

Bilanci i energjisë elektrike është botim 6 mujori i INSTAT dhe mbledh të dhënat nga KESH, OSHEE dhe OST.

Top Channel