Presidenti Bujar Nishani ka dënuar me forcë sulmet terroriste në Bruksel, gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Europës, Thorbjorn Jagland.
Kreu i shtetit shprehur keqardhjen për viktimat e sulmeve terroriste të mëngjesit të sotëm, duke shprehur solidaritetin me popullin dhe autoritetet belge.
“Dëshiroj të përfitoj nga ky rast që të shpreh në emrin tim, por edhe në emër të popullit shqiptar ngushëllimet për familjet e viktimave të shkaktuara nga akti terrorist në Bruksel si dhe gjithashtu solidaritetin e shqiptarëve për popullin belg! Ne do të jemi të bashkuar dhe të fortë për ta sfiduar këtë kërcënim, këto akte barbare, që nuk përfaqësojnë vlerat sidomos ato të fesë si bashkëjetesa, harmonia dhe respekti”, është shprehur kreu i shtetit, z. Nishani.
Top Channel