Sulmet në Stamboll, Turqia fajëson ISIS për aktet terroriste

20/03/2016 00:00

Ankaraja fajëson Shtetin Islamik për sulmin që tronditi një ditë më parë Stambollin.

Ministri i Brendshëm turk e identifikoi kamikazin që vrau katër persona në një rrugë tregtare të qytetit, si Mehmet Ozturk, militant i ISIS-it.

Ministri Efken Ala i tha reporterëve se deri tani, 5 persona janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen dhe se është vendosur të rishikohen masat e sigurisë në shtatë provinca të vendit, ku do të ketë dhe kufizime të qarkullimit.

Në sulmin e së shtunës vdiqën tre izraelitë dhe një iranian. 36 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre një shtetas nga Islanda, dy irlandezë e një gjerman.

Pas episodit të dhunshëm, i fundit i një serie sulmesh vdekjeprurëse në Turqi, qeveria izraelite i këshilloi qytetarët e saj të shmangin udhëtimet drejt këtij vendi.

Top Channel