Shpërthimi në Stamboll, viktimat izraelitë; mes të plagosurve edhe europianë

19/03/2016 00:00

Autoritetet turke kanë zbardhur nacionalitetet e viktimave në sulmin vdekjeprurës të Stambollit. 5 ishin viktimat e incidentit tragjik, ndër të cilët 3 izraelitë, një shtetas iranian dhe kamikazi, i cili rezulton shtetasi turk Savas Yildiz, 33 vjeç dhe i dyshuar si anëtar i ISIS.

Ndërsa mbi 30 persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Në mesin e vizitorëve të huaj të lënduar janë të tjerë izraelitë, irlandezë, gjermanë, islandezë, iranianë dhe një shtetas nga Dubai.

Shpërthimi i fuqishem ndodhi para zyrave të prefekturës, në lagjen Taksim, një zonë shumë e frekuentuar nga turistët e huaj. Aty pranë ndodhet dhe një qendër e madhe tregtare.

Top Channel