Përfundon ekspedita “Kon Tiki 2”, autoritetet shpëtojnë 14 persona

18/03/2016 00:00

Ka përfunduar me shpëtimin e 14 personave nga autoritetet e Kilit përpjekja për të imituar udhëtimin e famshëm Kon Tiki në 1947.

Eskpedita “Kon Tiki 2”, e zhvilluar gjithashtu me trap, nisi në muajin nëntor në Peru dhe për 43 ditë, ekuipazhi kishte mbërritur në ishullin e Pashkëve në Kili.

Gjithesesi, organizatorët e ekspeditës thanë se kishin vendosur t’i jepnin fund udhëtimit të kthimit pasi ai po rezultonte më i vështirë nga ç’kishin parashikuar, për shkak të erërave të pazakonta.

Ekspedita origjinale e zhvilluar në vitin 1947 u zhvillua nga një grup norvegjezësh të cilët përshkuan paqësorin me një trap.

Grupi drejtohej nga Thor Heyerdahl, i konsideruar një prej aventurierëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

Top Channel